Gol që të le pa frymë, shënoi Pajtim Kasami (Video)

Premier Liga angleze nuk e ka vetëm një shqiptar, nuk është vetëm Adnan Januzaj, por është e strugani Pajtim Kasami, i cili ka shënuar gol që mundet vetëm të ëndërrojnë shumë futbollist.
Skuadra ku luan Kasami, Fulham ka shënuar fitore 4:1 te Crystal Palace në kuadër të xhiros së tetë të Premier Leagues.

Ishte minuta e 20-të, kur Kasami realizoi një eurogol në vrapim, kur së pari qetësoi topin me gjoks dhe në vrapim shënoi, në stilin e Marco Van Basten.

Futbollisti shqiptar me këtë gol, konkurron fuqishëm për golin e vitit jo vetëm në Premier League.
Mos të harrojmë se Kasami është grumbulluar edhe me kombëtaren e Zvicrës, e cila ka siguruar kualifikimin në botërorin, Brazili 2014. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button