Besimi takon Spasovskin, bisedojnë për reformat dhe vërejtjet e Pribesë për Maqedoninë

Realizimi i reformave prioritare bazuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian, në veçanti vërejtjet që janë në raportin e Pribesë, ishin temë e takimit të punës mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Fatmir Besimit, dhe ministrit të brendshëm, Oliver Spasovskit.

Besimi vlerësoi se në pajtueshmëri me raportin e KE-së është me rëndësi që në takime të tilla të bisedohet më detajisht rreth rekomandimeve për reformat prioritare, por edhe për atë se çfarë është bërë në të kaluarën në MPB.

“Diskutojmë lidhur me reformat që kanë të bëjnë me këtë resor sa i përket përcjelljes së komunikimeve, pastaj ingerencat që dalin nga Ligji për kodin zgjedhore dhe të gjitha aspektet e tjera që duhet të implementohen, që Maqedonia të japë një mesazh të qartë me rezultate konkrete në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me reformat prioritare, pasi që KE pas procesit zgjedhor sërish do t’i kthehet RM-së për të parë progresin që ka bërë në aspektin e reformave prioritare”- tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.

Ministri Spasovski tha se në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë më të interesuar për pjesën që i referohet monitorimit të komunikimeve.

“Ndjekja e komunikimeve të rregullohet përmes praktikave më të mira evropiane, duke sjellë një ligj të ri për ndjekjen e komunikimeve, në të cilin do të ketë edhe mekanizma për kontroll dhe më të vërtetë do të kemi një sistem që do të mund të funksionojë normalisht për nevojat e Maqedonisë, duke mos u keqpërdorur në të ardhmen”- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Sipas Spasovskit, temë e rëndësishme është edhe luftimi joselektiv i korrupsionit dhe kriminalitetit në vend. Ai paralajmëroi edhe inicimin e krijimit të një qendre të veçantë teknike operative për krimin e organizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button