‘Merimanga’ bën kërdi në Bit Pazar të Shkupit

Bit Pazari është një ndër tregjet më të mëdha të gjelbër në Maqedoni, prej ku e blejnë ushqimin një numër i madh i familjeve në Shkup. Por qytetarët shprehen të pakënaqur nga infrastruktura e këtij tregu. Në bulevardin “Kërste Petkov” në Bit Pazar, nuk ka vend ku mund ta parkosh makinën për të blerë në treg. Për pasojë, blerësit  sanksionohen me gjoba të larta nga policia. Gjobat nuk korrespondojnë me xhepin e qytetarëve, të cilët detyrohen të shmangin blerjen e ushqimeve nga ky treg. Në anën tjetër, gjithashtu edhe shitësit ankohen se ka pak blerës në treg. Shkaku kryesor është mungesa e parkingut, njofton gazeta “Koha“.

Shërbimet e merimangës qëndrojnë në gatishmëri për makinat që nuk mbajnë rendin dhe nuk respektojnë rregullat e komunikacionit. Ndërmarrja “Parkingu i qytetit” thotë se në hapësirën pranë tregut të Bit Pazarit është i ndaluar parkimi i veturave.

Nga Komuna e Çairit thonë që në muajin e ardhshëm nis ndërtimi i tregut të Bit Pazarit, ku përfshihet edhe ndërtimi i parkingut për makinat.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button