Durrës, kapen 69 kg drogë në port, arrestohet drejtuesi i kamionit të druve

Policia Kufitare e Durrësit ka sekuestruar 69 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa në port gjatë mbikëqyrjes në sistemin e skanimit. Droga ishte fshehur në një kamion dhe do të transportohej drejt Italisë.

Në prangat e policisë ra drejtuesi i kamionit Klajdi Toçi 26 vjeç nga Elbasani. Policia thotë se rasti i për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës u bë pas operacioneve të marra në rrugë operative dhe nga kontrolli në kamionin me targa AA 494 KN u gjet kanabisi i fshehur në paletat e druve.

Droga ishte e ndarë në 64 pako e mbështjellë me natriban. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike e mbetur në tentativë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button