Donald Trump fiton çmimin e ‘Gënjeshtarit të Vitit’

Trump dëshiron shumë që të jetë një fitimtar, mirëpo a do të dëshirojë të jetë fitues i këtij çmimi? ‘Politifact’ e ka shpërblyer Donald Trump me çmimin “Gënjeshtari i Vitit”.

“Duke e konsideruar çmimin tonë vjetor, ne kemi gjetur vetëm një kandidat potencial për ta fituar këtë çmim, e ai është Donald Trump dhe deklaratat e tij të ndryshme”, ka shkruar grupi i përzgjedhjes së kandidatit.

“Por ishte e vështirë që ta zgjedhësh një gënjeshtër nga gjithë ato gënjeshtra, dhe prandaj ne i kemi mbledhur të gjitha ato dhe e kemi bërë një trofe të madh nga to”, kanë shtuar ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button