Marotta e sheh Interin si favoritin kryesor në Serie A

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, beson se Interi është favorit për ta fituar titullin e Serie A edhe përkundër humbjes ndaj Lazios me rezultat 2:1.

Juve i është ofruar në tri pikë Interit. Skuadra e Mancinit pësoi humbje duke mbetur me 36 pikë, derisa Juventusi mposhti si mysafirë Carpin me rezultat 3:2 duka iu ofruar kështu në vetëm tri pikë zikaltërve.

Megjithatë, edhe përkundër kësaj Marotta beson se Interi edhe më tej mbetet favoriti kryesor për ta fituar Scudetton.

“Mancini po mundohet t’ia minimizoi shanset Interit, duke thënë se edhe Fiorentina, Napoli e Juventusi janë kandidatët kryesor për titull. Sidoqoftë, Interi është klub me histori, me një trajner shumë të mençur, andaj mendoi se ata janë favoritët këtë edicion”, ka deklaruar Marotta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button