5 milionë euro nga qeveria italiane për arsimin profesional në Shqipëri

Vlera e qeverisë italiane në reformimin e sistemit arsimor profesional në vendin tonë është  plot 5 milionë euro. Memorandumi i  bashkëpunimit u nënshkrua sot nga Ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi dhe Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo.

Kjo vlerë do të investohet për ndërtimin e një qendre ekselence në sektorin bujqësor dhe atë agroindustrial pranë shkollave profesionale. Shkollat e Fierit dhe Lushnjes do të jenë përfitueset e para të kësaj mbështetje të qeverisë italiane, vijimësinë e së cilës edhe në projekte të tjera e konfirmoi vet ambasadori pas nënshkrimit të memorandumit.

Duke folur për mediat pas nënshkrimit të memorandumit, ministri Klosi deklaroi se reformimi i arsimit profesional është prioritet i qeverisë shqiptare dhe si i tillë ka filluar të konkretizohet me një sërë projektesh që kanë filluar të japin produkte të suksesshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button