Bayerni gjen zëvendësuesin e Lewandowskit

Bayern Munich mund të mbetet pa sulmuesin polak, Robert Lewandowski, i cili po kërkohet me ngulm nga skuadra spanjolle, Real Madrid.

Sport1 shkruan se, Bayerni tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e tij dhe ai është ish sulmues i skuadrës spanjolle, Real Madrid.

Higuain këtë edicion është golashënuesi i dytë më i mirë në Evropë me 16 gola, dy më pak se sa Aubameyang dhe një më shumë se Lewandowski.

Por, problem mbetet vetëm klauzola e Higuainit, e cila është 94 milionë euro dhe pa këtë shifër presidenti i Napolit De Laurentiis nuk e lejon largimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button