Sukses i padiskutueshëm, “Daily Mail” shkruan për Elvana Gjatën

E përditshmja britanike “Daily Mail” ka shkruar sot për këngëtaren e suksesshme shqiptare, Elvana Gjata. Me pak fjalë, lajmi që bëri bujë në mediat shqiptare, për disa adoleshentë që kanë hakuar ICloudin e këngëtares, ka shkuar deri në Britani të Madhe.

“Adoleshentët të moshës 15 vjeçare pranuan se e patën shumë të lehtë ta bënin një sulm të tillë, duke u nisur nga pyetja e zakonshme e që janë pyetje sigurie në momentin kur vendos të hapësh një llogari.

Çfarë do të bëhesh kur të rritesh, “Këngëtare” dhe ku janë martuar prindërit e tu, në “Tiranë”, ishin përgjigjet që i dhanë akses 15-vjeçarëve në informacionin personal të artistes së njohur shqiptare, shkruan “Daily Mail”.

“Po ashtu ata kërkuan falje duke thënë se nuk e kishin menduar se do ta kishin kaq të lehtë ta hakonin llogarinë e saj. Që të katërt personat, më pas janë liruar nga policia”, shkruan më tej e përditshmja britanike. Përpos kësaj, nuk kishte si të mungonte edhe një vlerësim për karrierën e saj dhe suksesin e saj në trojet shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button