Ameti e përgëzon themelimin e Universitetit “Nëna Tereza”

“Hapja e universitetit në gjuhën shqipe në qytetin e Shkupit, është një ngjarje e madhe historike për të gjithë ne dhe dëshmi e një angazhimi permanent intelektual dhe qytetar në shërbim të së mirës tonë të përgjithshme dhe paraqet një vizion politik largpamës në tablonë tonë mbarëkombëtare”, thotë rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.

Sipas tij, profilizimi i këtij universiteti me karakter kryesisht shkencor teknik përkon me kërkesat e shoqërisë dhe ekonomisë së tregut, por njëherit ngritja dhe konsolidimi i tij, kërkon edhe një përpjekje të madhe bashkëpunuese të të gjithë aktorëve institucionalë dhe shoqërorë.

“Universiteti Shtetëror i Tetovës, me gjithë përvojën dhe kapacitetet e deritanishme, do t’i vejë në shërbim të universitetit shqip në qytetin e Shkupit të gjitha mekanizmat e veta, me qëllim që ky universitet të ngritet në një vatër të dijes, ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë. Ky projekt është përmbi çdo interes, qoftë politik, etnik, fetar a krahinor dhe si i tillë duhet të mbështetet fuqishëm deri në realizimin e tij përfundimtar. Shqiptarët e Maqedonisë, duke pasur parasysh rrethanat politike-shoqërore të së kaluarës, si asnjë komunitet tjetër në rajonin e Ballkanit, e meritojnë të drejtën e shkollimit sipëror në gjuhën amtare dhe nevojën për universitete dhe programe studimore të të gjitha profileve”, shton Vullnet Ameti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button