Sa ka rëndësi themelimi i një institucioni të arsimit të lartë po aq ka rëndësi edhe cilësia

Universiteti i Europës Jug Lindore është prononcuar në lidhje me themelimin e universitetit të ri “Nënë Tereza”, në Shkup.

“Duke e pasur parasysh se ende nuk jemi në dijeni për të gjitha detajet e iniciativës në fjalë, sidomos në aspekt të strukturës së programeve studimore, të instrumenteve të sigurimit të cilësisë së kuadrit si dhe potencialit kadrovik ekzistues, të analizës së tregut dhe nevojave të tregut për profilet e të diplomuarve, të konstruktit të qartë financiar të përkrahjes, nuk mund të japim ndonjë vlerësim më të detajuar”, thonë nga zyra për informim dhe promovim në UEJL.

Nga aty thonë se në parim, përkrahim çdo investim shtesë në arsimin e lartë, me theks të veçantë me arsimin e lartë në gjuhën shqipe.

“Në Shkup, në bazë të të dhënave nga Enti shtetëror statistikor, përveç universitetit tonë që ofron programe studimore në tri gjuhë, rezulton se edhe universitete të tjera ofrojnë programe studimore edhe në gjuhën shqipe, dëshmi kjo se nevoja për ofertë akademike është e arsyeshme. Në bazë të eksperiencës së Universitetit të Evropës Juglindore, sot, në botën e globalizimit të tregut të dijes, themelimi i një institucioni të arsimit të lartë është i barazvlefshëm për nga rëndësia me cilësinë që do të arrijë institucioni, e jo vetëm me gjuhën e studimit. Për të garantuar të dytën – sigurimin e cilësisë në universitet, involvimi i ndihmës dhe përkrahjes ndërkombëtare është i domosdoshëm. Ne mirëpresim, gjithashtu çdo konkurrencë konstruktive, si parakusht për të përmirësuar veten, por edhe duke qenë gjithnjë në dispozicion, me resurset dhe përvojën që kemi, për programet jokonkurruese dhe në menaxhment, të ndihmojmë nëse kjo gjë do të na kërkohet”, mbaron qëndrimi i UEJL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button