Kuvendi nuk e miratoi Ligjin për punën e prokurores speciale

Me 54 vota “kundër” dhe 27 “për”, Kuvendi nuk e ka miratuar propozimin për sjelljen e ligjit për shërbimin e Prokurorisë Publike, për të cilën Prokuroria publike speciale ka ngritur iniciativë deri te deputetët dhe Qeveria, transmeton Portalb.

“Propozim ligji del nga Ligji për Prokurorinë speciale publike, që doli nga Marrëveshja e Përzhinos, dhe pres që të gjithë partitë ta mbështesin. Nëse nuk mbështetet hapet dyshimi se nuk duan të zbardhen lëndët në të cilat punon prokuroria”, tha koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së Goran Sugareski, propozues i Ligjit.

Nevojën për një ligj të këtillë e ka arsyetuar edhe PPS, për rregullimin e të drejtave dhe pagave.

Në ndërkohë, Qeveria ka propozuar ndryshime të Ligjit për paga të prokurorëve publik, sipas të cilave Prokurorit publik Marko Zvërlevskit i mundësohet të jetë kontrollues i të dhënave të Prokurores speciale. Prokurorja speciale Katica Janeva ka vlerësuar se Ligji për paga të prokurorëve publik nuk është në përputhshmëri me Ligjin për Prokurorin special dhe me këtë po thehet autonomia e Prokurorisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button