SPB Veles: Një shofer goditet me thikë nga një emigrant

Një 19-vjeçar nga Kavadari është goditur me thikë në këmbën e majtë, ndërsa një minoren 17-vjeçar nga Demir Kapia është goditur në fytyrë, mbrëmë rreth orës 18 në rrugën rajonale Gradsko-Veles, pasi që kanë tentuar të mashtrojnë pesë emigrantë të cilët i kanë transportuar, duke ju thënë se te fabrika “HIF” është kufiri. Për këtë sot informoi Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB Veles.

“Një banor 19-vjeçar i Kavadarit dhe një minoren 17-vjeçar nga Demir Kapia me automobil të markës “Mercedes” me targa të Kavadarit, kanë transportuar pesë emigrantë, katër nga Maroko dhe një nga Algjeria”, njoftoi Stojkovska.

Kur kanë mbërritur në rrugën drejt fabrikës “HIF”, është kërkuar nga emigrantët që ta braktisin automjetin për shkak se gjoja kanë mbërritur në kufi. Madje fizikisht janë rrahur me njëri-tjetrin. Shoferi me thikë është goditur në këmbën e majtë, ndërsa minorenti është goditur në fytyrë.

“Të lënduarit me automjet të Ndihmës urgjente mjekësore janë dërguar në Qendrën mjekësore Veles, ndërsa emigrantët janë gjetur dhe sjellë në Sektorin për Punë të Brendshme në Veles. Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit”, theksoi Stojkoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button