Kylie Jenner do të krijojë një linjë kozmetike

Më e vogla e familjes Kardashian, prej kohësh është shprehur se dëshiron të bëhet një biznesmene e sukseshme. Pas lançimit të linjës së saj të buzëkuqit “Lip Kit” 18- vjeçarja po planifikon të nxjerrë në treg një linjë kozmetike tualetesh.

Lajmin e ka bërë publik vetë Kylie e cila nuk vazhdoi kolegjin këtë vit, për t’iu përkushtuar biznesit.

Pas suksesit të “Lip Kit”, i cili u shit vetëm në pak sekonda pas daljes në treg, Jenner po mendon seriozisht që në 2016, të krijojë një linjë të plotë tualeti.

Përveç formave trupore, Kylie ka rënë në sy, për tualetin që bën, duke u shprehur se një pjesë e suksesit për pamjen që ka, i dedikohet produkteve kozmetike që ajo përdor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button