Bavarezët e konfirmuan, shkon Guardiola vjen Ancelotti

Pep Guardiola do ta lerë ekipin e Bayern Munich në verë, pas skadimit të kontratës dhe vendin e tij do ta zerë Carlo Ancelotti, për një periudhë trevjeçare deri në vitin 2019, konfirmoi sot ekipi kampion i Gjermanisë.

“Guardiola largohet në fund të sezonit. Zëvendësuesi i tij do të jetë Carlo Ancelotti”, tha Bayern Munich në një mesazh në Twitter.
Guardiola, 44 vjeç, iu bashkua Bayern në vitin 2013 dhe fitoi Superkupën Evropiane dhe Superkupën botërore të kluvene, dy tituj të Bundesligës dhe një kupë të Gjermanisë.
Guardiola perfeksionoi futbollin te Bayern ashtu siç kishte bërë me Barcelonën gjatë viteve 2008-2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button