Mbyten në detin Egje 18 emigrantë

Një varkë druri i mbyt rreth dy milje larg bregut turk. 14 emigrantë shpëtuan dhe janë shtruar në gjendje të rëndë në spital ndërsa 18 të tjerë humbën jetën. Mes viktimave kishte dhe fëmijë. Tragjedia e rradhës ndodhi në detin Egje, sipas asaj që raportojnë mediat turke.

Ata u mbytën gjatë natës teksa përpiqeshin të shkonin në ishullin grek të Kosit. Refugjatët ishin nga Siria, Iraku dhe Pakistani. Lajmi u dha fillimisht nga Kapiteneria e portit turk për agjencitë e lajmeve. Ndërsa ërmbysja e varkës ndodhi pak pas nisjes nga Bodrum, në juglindje të Turqisë. Varka ishte prej druri, ndërsa kushtete metereologjike ishin të këqija.

Sipas organizatës ndërkombëtare për emigracionin që nga fillimi i 2015-ës janë më shumë se 781 mijë emigrantë që kanë zgejdhur detin nga Turqia për të arritur në ishujt grekë. Në të njëjtën periudhë viktimat e këtij itenerari janë 632, pjesa më e madhe fëmijë. Tragjedia më e fundit u regjistrua të premten, ku humbën jetën 5 fëmijë pranë brigjeve turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button