Mourinho insiston se nuk ka nevojë për pushim

Trajneri Portugez, Jose Mourinho ka thënë se nuk ka nevojë për pushim, pasi që nga e enjtja është i pa punë, për shkak të shkarkimit nga Roman Abramovich.

Ai në një njoftim të lëshuar për media, ka njoftuar se po vazhdon të jetoj në Londër dhe se nuk e ka ndërmend të pushojë, pasi nuk është i lodhur.

“Ai nuk do të marrë pushim, nuk është i lodhur dhe nuk ka nevojë. Ai është pozitiv dhe tashmë po shikon përpara”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.

“Jose do të jetoj në Londër dhe shpreson se ai dhe familja e tij do të lihen të qetë. Ai nuk do të flas rreth shkarkimit të tij dhe shpreson në mirëkuptimin e mediave”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button