Moti sot në Maqedoni

Moti sot do të jetë kryesisht me mjegulla dhe me temperatura të ulëta në mbarë territorin e Maqedonisë. Masë më të madhe të mjegullave më së shumti do të ketë në pjesën veriore dhe atë jugore, ndërkaq në nivel më të ulët do të ketë edhe në pjesët tjera të Maqedonisë.

Në lidhje me të reshurat, ka gjasa që të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut, para se gjithash në pjesën veriore të vendit, ndërkaq në vendet mbi 1800 metra mund të ketë dhe reshje dëbore.

Mëngjesi pritet edhe sot të jetë mjaft i ftohtë, gjegjësisht temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri më -4 gradë celsius. Gjatë ditës pritet që moti të jetë më i kthjellët ku temperatura maksimale pritet të arrijë deri më 12 gradë celsius.

Edhe Shkupin e pret mot i ftohtë dhe me mjegulla. Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga -1 deri më -3 gradë celsius, ndërkaq gjatë ditës temperatura maksimale do të arrijë deri më 8 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button