Foshnja 1 muajshe humb jetën nga i ftohti tek “Ura e Dajalanit”

Një foshnje 1 muajshe humbi jetën si pasojë e të ftohtit. Prej dy javësh vogëlushja ndodhej në qiell të hapur bashkë me nënën e saj 18-vjeçare të komunitetit rom, e cila ishte braktisur nga bashkëshorti.

E reja kishte zgjedhur si “shtëpi” Urën e Dajlanit në Durrës, aty ku foshnja e saj humbi jetën….Vetëm një muaj që kishte ardhur në jetë por nuk ka mundur t’i mbijetojë të ftohtit. Krahët e nënës së saj18-vjeçare nuk kanë mundur të mbajnë gjallë vogëlushen 1 muajshe dhe ta ruajnë atë nga temperaturat e ulëta. 18-vjeçarja e komunitetit rom prej dy javësh jetonte në qiell të hapur në këto ditë të ftohtë dimri, pasi familja e bashkëshortit të saj në Berat e kishte dëbuar nga banesa.

E braktisur dhe e vetme, nëna fare e re në moshë prej mëse 14 ditësh kishte zgjedhur si “çati” për veten dhe vajzën e saj, Urën e Dajlanit në Durrës. Kur ka kuptuar për humbjen e vogëlushes së saj si pasojë e të ftohtit, e reja ka njoftuar paraprakisht një patrullë të policisë që ka kaluar aty pranë dhe më tej kanë shkuar në spital, por ka qenë e kotë pasi foshnja nuk ka mundur të mbijetojë.

Natët e ftohta që arrijnë ku temperaturat prekin minusin, 18-vjeçarja kishte gjetur si zgjidhje ngrohjen me zjarr, ndërsa mësohet se nëna e saj jeton në Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button