Në “rrugën e shpresës” sirianët u bënë mbledhës të ullinjëve në Turqi

Sirianët, të cilët kanë ikur nga vendi i tyre i përfshirë nga lufta, kanë gjetur shpëtim në Çanakkale të Turqisë, ku mbledhin ullinjë dhe në këtë mënyrë sigurojnë kushtet më të mira të jetesës për veten dhe familjen e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendin Kuçukkuyu në Çanakkale ndodhen një numër i madh i familjeve siriane të cilët përmes ishullit grek Lesbos, synojnë të shkojnë në njërin nga vendet evropiane. Në këtë rrugë u ndalën në Çanakkale, ku kanë gjetur punë edhe atë si mbledhës të ullinjëve.

Për mbledhjen e ullinjëve më shumë kujdesen gratë dhe fëmijët. Përkundër të gjitha problemeve, në fytyrat e këtyre sirianëve, të cilët janë strehuar në tendat e najlonit, nuk mungon buzëqeshja.

Recep Çakir, përgjegjës për punën e sirianëve, ka thënë për AA se refugjatët, pasi të përfundojë sezoni i mbledhjes së ullinjëve do të shkojnë në vende të tjera.

Çakir thekson se sirianët e strehuar në Kuçukkuyu, Turqinë e pranuan si “atdhe” të tyre dhe se në njëfarë mënyre kanë hequr dorë nga shkuarja në Evropë.

“Nuk mendojnë të shkojnë në Evropë. Këtu dëshirojnë t’i arsimojnë në mënyrë që të jetojnë si njerëzit tjerë”, theksoi Çakir. Gjatë mbledhjes së ullinjëve refugjatët i marrin pronarët e plantacioneve, dhe pas punës së kryer përsëri i kthejnë në kamp.

Në këtë mënyrë pronarët e plantacioneve kanë zgjidhur problemin e gjetjes së punëtorëve të cilët do të mbledhin ullinjtë. Në çdo familje ka së paku katër apo pesë fëmijë.

Kryetari i komunës së Kuçukkuyu, Cengiz Balkan ka thënë se është e rëndësishme kjo që populli turk i ndihmon sirianët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button