Kinë, 19 minatorët e bllokuar, asnjë shpresë për shpëtimin e tyre

Një ekip i ekspertëve që punon në shpëtimin e 19 minatorëve pas një shpërthimi të metanit në një minierë në Kinë, vlerëson se nuk ka asnjë shans që minatorët e bllokuar të mbijetojnë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç informon agjencia kineze Xinhua, një shpërthim ndodhi në minierën në rajonin e qytetit Zhigang në verilindje të vendit.

Toka ka mbuluar 19 minatorët, ndërsa pas shpërthimit është paraqitur edhe zjarri i cili ende nuk është shuar.

Në lajmin e njëjtë thuhet se ekspertët vlerësojnë se nuk ka asnjë shans për shpëtimin e 19 minatorëve. Niveli i lartë i gazrave toksike dhe temperaturat e larta edhe më tepër po pengojnë operacionet e shpëtimit.

Në minierën në të cilën punojnë 52 minatorë pas shpërthimit janë shpëtuar 33 prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button