Somali, për herë të parë transmetohet një ndeshje futbolli

Për herë të parë në historinë e Somalisë një ndeshje e futbollit u transmetua drejtpërdrejtë në televizion, raporton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror i Somalisë për herë të parë në historinë e këtij vendi transmetoi drejtpërdrejtë një ndeshje të futbollit edhe atë finalen e kupës General Da’ud, e cila u zhvillua mes ekipit të ushtarëve Horseed FC dhe ekipit të policëve Heegan FC.

Ndeshjen e fitoi ekipi i ushtarëve Horseed SC duke e mposhtur Heegan FC-në me rezultatin 2-1 dhe kështu e fitoi kupën.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin Banadir të kryeqytetit Mogadishu u ndoq nga një numër i madh spektatorësh, kryesisht ushtarë dhe policë.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Somalisë, Abdikani Said në deklaratën me shkrim theksoi se për herë të parë në historinë e vendit është transmetuar drejtpërdrejtë një ndeshje futbolli. “Ky transmetim ishte gjëja të cilën një kohë të gjatë ishim duke e ëndërruar dhe u realizua. Jemi të lumtur”, tha Said.

Ndryshe, Somalia është përfshirë nga lufta civile që nga viti 1991. Në këtë vend ndodhen ushtarët e Unioinit Afrikan të cilët kanë për detyrë të garantojnë sigurinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button