Del Bosque pas “Euro 2016” largohet nga kombëtarja e Spanjës

Do të tërhiqem pas Kampionatit evropian në Francë vitin e ardhshëm. Do të bëj atë nëse çdo gjë të jetë siç kam planifikuar, theksoi Vicente del Bosque, trajneri i kombëtarës spanjolle të futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trajneri i cili më 23 dhjetor do të festojë ditëlindjen e 65, me kombëtarën e Spanjës ka fituar titullin e kampionit të botës në kampionatin 2010 në Afrikën e Jugut, dhe u bë kampioni aktual i Evropës në vitin 2012 në kampionatin në Ukrainë dhe Poloni.

“Kam patur dëshirë të madhe të bëjm rezultate të mëdha. Mund të tërhiqesha shumë kohë më parë, por jam përpjekur të punoj edhe kur shumica e trajnerëve dëshirojnë të shkojnë në pension”, ka thënë del Bosque, trajneri i Spanjës nga viti 2008, pasi që e zëvendësoi të ndjerin Luis Aragones, i cili të njëjtin vit me “Furinë e kuqe” fitoi titullin e kampionit të Evropës në turneun e luajtur në Zvicër dhe Austri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button