Juncker: Urgjentisht të liberalizohen vizat për Kosovën

Pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjisë, e gjithë vëmendja ka rënë tek ajo se çfarë ka prezantuar komisioneri për Çështje të Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopulos.

Mirëpo, është një deklaratë tjetër e fuqishme e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ka folur për përfundimit të samitit dy ditorë të BE-së në Bruksel, transmeton Indeksonline.

“Komisioni sot në mëngjes i ka propozuar Këshillit, që përfaqëson 28 shtete anëtare të BE-së, që urgjentisht të merr vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, ka thënë Juncker.

Kosova pritet që në fillim të vitit 2016, nëse i plotëson edhe kriteret e mbetura, ta merr liberalizimin e vizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button