Persona të maskuar sulmojnë konsullatën turke në Greqi

Sulmuesit e maskuar kanë gjuajtur mbrëmë vonë koktej molotovi ndaj një shtëpize të policisë para konsullatës së Republikës së Turqisë në Greqi.

Një grup prej 25 sulmuesish kanë gjuajtur 15 koktej molotovi. Sulmi u krye ndaj një mjeti të transportit të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe ndaj shtëpizës së policisë të vendosur para konsullatit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson gazetari i AA-së nga punonjësit e konsullatës, një pjesë e koktejve është gjuajtur edhe në njërin prej mureve të konsullatës.

Gjatë sulmit nuk ka patur të lënduar. Siç raporton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA sulmi ndodhi të enjten në orët e vona.

Pas gjuajtjes me kokteje, sulmuesit kanë ikur, ndërsa në lidhje me këtë ngjarje është nisur edhe hetimi.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button