Mundësit më të mirë të Maqedonisë u mblodhën në “Mentaz Allajbegu”
Në palestrën sportive “Mentaz Allajbegu”, e cila i përmbush të gjitha kushtet bashkëkohore, prej dje ka filluar me stërvitjet reprezentacioni i Maqedonisë në mundje.
Nën prirjen e trajnerit e KM Liria dhe seleksionuesit të Maqedonisë, Lulzim Vrenezi, mundësit më të mirë të vendit dhe reprezentuesit, do të jene në një kamp dhjetëditor në Shkup, me ç’rast stërvitjet do t’i bëjnë në këtë palestër.
E gjithë kjo, në kuadër të fazës së parë përgatitore për Kampionatin zgjedhor, por para se gjithash për Kampionatin Evropian dhe turnet kualifikues për arritjen e normës olimpike për Lojërat Olimpike ‘RIO 2016’. / Portalb /