Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të karakterizohet me rritje të nivelit të mjegullave dhe me temperatura të ulëta. Nivel më të lartë të mjegullave do të ketë në orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq gjatë ditës pritet që qielli të jetë më i kthjellët. Edhe pse pritet mot me vranësira mesatare, kushte për shi nuk do të ketë, njofton Portalb.

Temperatura minimale pritet që të shënohet në orët e hershme të mëngjesit, edhe atë deri më -7 gradë celsius në rajonin e Maliveshës, ndërkaq në shumicën e vendeve të Maqedonisë do të sillet prej -2 deri më -4 gradë celsius.

Temperaturat ditorë do të pësojnë rritje, por megjithatë moti prapë do të jetë i ftohtë. Në pjesën më të larta malore temperatura pritet të arrijë deri më 3 gradë celsius ndërkaq në mbarë vendin e Maqedonisë, pritet që temperaturat të sillen nga 7 deri më 9 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ftohtë dhe me mjegulla. Mëngjesi i sotëm pritet që të jetë i ngjashëm me ata të ditëve e kaluara, ku ajo minimalja do të arrijë deri më -5 gradë celsius. Gjatë ditës moti do të jetë më i kthjellët, pritet që të jetë me vranësira mesatare, ndërkaq temperatura maksimale nuk do të kalojë mbi 7 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button