Arrestohet për krime lufte në Srebrenicë, deri para 4 muajsh kishte punuar si arsimtar

Milan Bogdanoviç, i cili është arrestuar me urdhër të prokurorit Publik të Bosnje e Hercegovinës nën dyshimin për krime lufte të kryera në Srebrenicë në vitin 1995, deri para katër muajsh kishte punuar si arsimtar i edukatës fizike, në po në të njëjtin qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjashtëdhjetë vjeçari është arrestuar në shtëpinë e tij pasi është i dyshuar se në kohën kur janë kryer krimet kundër njerëzimit, ai ka qenë komandant i njësiteve policore dhe ka vepruar kundër dispozitave nga e drejta ndërkombëtare humanitare e konventës së Gjenevës. Dyshohet se ka kryer krime mbi viktimat e kombësisë boshnjake në vitin 1995.

Tre zyrtarë nga Agjencia për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) kanë arrestuar Bogdanoviçin në kohën kur kishte qenë duke u bërë gati për të shkuar në treg, gjë të cilën e konfirmoi edhe vëllai i tij.

“Dëgjova një britmë, nuk e di nëse ai apo dikush tjetër. Ndali radion dhe zbriti të bisedojë me ata. U tha, tani do bëhem gati” tregoi i vëllai Vladimir Bogdanoviç.

Ai tha se zyrtarët kishin thënë se do ta kthejnë sapo të përfundojnë bisedën me te, ndërsa sqaroi se me të përfunduar lufta, ai kishte qenë marrë në pyetje nga SFOR-i.

I dyshuari për krime lufte, pas përfundimit të luftës ka vazhduar të jetojë në Srebrenicë edhe pse kishte humbur gruan e tij, ndërsa djali i tij kishte shkuar për studime në Beograd.

Qytetarët e Srebrenicës kishin mbetur të befasuar me arrestimin e Millanit sepse ai deri katër muaj më parë kishte punuar arsimtar i edukatës fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button