Vazhdon “lufta virtuale” mes Encës dhe Beatrixit (Foto)

Duket se zënka në rrjetet sociale ndërmjet Enca Haxhisë dhe Beatrix Ramosajt do të vazhdojë.

Dy këngëtaret dikur ishin shoqe dhe rrinin shumë bashkë, madje shkonin në të njëjtin universitet. Porse në vitin e kaluar, ato i shkëputën marrëdhëniet, transmeton Telegrafi.

beatrixenca1

Asokohe media raportuan për zënkën mes këngëtareve, por asnjëra prej tyre nuk tregoi arsyet. Dhe, zënka u rishfaq, kur Beatrix publikoi një fotografi të shtrembëruar me ‘photoshop’ duke ironizuar ish-shoqen e saj.

beatrixenca-mrenda

Reagimi i Encës ishte i menjëhershëm. Ajo shkroi se ishin shoqe deri kur Beatrix filloi ta xhelozonte dhe se sot Enca është shumë e suksesshme, derisa, sipas saj, Beatrix “nuk ka karrierë, as koncerte, porse rri në shtëpi dhe flet për të”.

Ironizomi i radhës vjen nga Enca. Ajo ka publikuar një fotografi të sajën nga fëmijëria për t’i treguar rivales së saj se ka kënduar që si e vogël.

encaevogel

“Vetëm tetë vjeçe”, ka shkruar këngëtarja nga Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button