Vetëvendosje: Marrëzia e negociatave me Serbinë dhe korrupsioni i pushtetit po e izolon Kosovën

Këshilli i Bashkimit Europian publikoi konkluzionet për zgjerimin dhe stabilizimin e vendeve të Ballkanit dhe Turqisë.

Aty thuhet se Kosova ende duhet të punojë për liberalizmin e vizave.

Lëvizjes Vetëvendosje duke komentuar këtë zhvillim shkruan se “për katër vite rresht pa ndalim Hashim Thaçi e së fundmi dhe Isa Mustafa e plot zyrtarë ndërkombëtarë këmbëngulën se liberalizimi i vizave dhe proceset integruese të Kosovës lidhen me ‘zemërgjerësinë’ e Kosovës që qenë praktikisht koncensione ndaj Serbisë në dialogun e Brukselit”.

“Për gjithë këto vite kërkesës së opinionit të gjerë publike, të deputetëve nga opozita, të protestave e argumenteve të Vetëvendosjes për hetimin e dënimin e krimit të organizuar në nivelet e larta të qeverisjes iu përgjigjen me lëvdatat për lidership lidhur me ‘vendimet e vështira’ lidhur me kërkesat e Serbisë”.

“Sa kohë lufta e pakompromisë kundër kapjes së shtetit i lihet në dorë aktorëve kryesore që kanë realizuar këtë kapje kriteret për liberalizimin e vizave nuk do të ndodhin. Sepse ato kritere lidhen me shtetin e së drejtës të cilin e kanë rrënuar Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij”.

“Krejt e kundërta ndodhi me Serbinë. Këshilli i Bashkimit Evropian ia hapi asaj dy kapituj të negociimit për anëtarësim”.

“Katër vite negociata me Serbinë nuk shërbyen për asgjë tjetër përpos për t’ia shtruar rrugën Serbisë drejt BE-së e për ta amnistuar klasën politike mbështetëse të Millosheviqit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button