Ambasadori Lu: Luftoni politikanët e korruptuar

Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka nisur pasditen e sotme bashkëbisedimin me qytetarët të cilët kanë zgjedhur rrjetin social Facebook për të bërë pyetjet e tyre konkrete.

Në hyrje të postimim, Lu shkruan se njerëzit janë të lodhur dhe presin ndryshime si në dekriminalizimin e parlamentit, ashtu edhe në transparencën e partive politike në lidhje me financimin e tye.

“Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Don dhe unë jam i kënaqur që ne mund të kemi një bisedë në lidhje me korrupsionin. Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime – nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votave” – shkruan ambasadori i SHBA-ve.

I nderuar Ambasador ju po flisni me emra konkret dhe po konstatoni realitetin e hidhur Shqiptar, por pyetja ime eshte se si mund te shkojm nga konstetimi te veprimi? Sepse t’iu kerkosh te korruptuarve te denojne veten e vet eshte problem i madh kush do jete ajo formul magjike qe ti japi goditjen e forte qe ta rrezoj kete struktur kriminale qe egziston ne Shqiperi !!

LU: Pyetje shume e mire. Ndryshimi i Shqipërinë do të fillojë me ligje te reja – për dekriminalizimin, Zyren Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.

Pershendetje Z .Lu. Ne Shqiptaret nuk duam korrupsion. Por jemi te detyruar te paguajme , I tille eshte sistemi qe ka ngritur politika hajdute per 25 vite ne Shqiperi. Korrupsioni te ne eshte si ajzbergu qe i duket vetem pjese siper. Por problemi eshte me i madh nga sa e mendojme ne. Pyetja ime eshte. A mund ta shkulin pemën e korrupsionit ata qe e mbollen. Kjo pemë per ta sjell pushtet fuqi pasuri ne kurriz te shqipetareve te ndershem.

LU: Shpetim: Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ­ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti­korrupsion.

Mire zotnia do pergjigjet po korrupsjonin kush do ta luftoj ne kte vend?
LU: Ti do ta luftosh! Dhe tre milionë qytetarët e tjerë shqiptarë. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të rregullt.

Zoti Ambasadador amerika ka sjelle demokracine ne shume vende te botes perse ketu ne Shqiperi amerika eshte indiferente per korrupsionin e larte nga vete deputetet e shqiperise dhe ju heshtni dhe populli shqiptare vuan nga skamja dhe varferia a eshte kjo demokracia qe ne shqiptaret kemi kerkuar faleminderit dhe prese pergjigje me respekt Ardian Elezi Gramsh Shqiperi.

LU: Shtetet e Bashkuara sigurisht promovojnë demokracinë duke zhvilluar OJQ­të, partitë politike dhe mediat. Ne gjithashtu inkurajojmë vendet për t’u marrë seriozisht me korrupsionin e nivelit të lartë. Në Shqipëri, ne kemi punuar me të dyja palet, qeverinë dhe opozitën për të hequr anëtarët e parlamentit dhe kandidatët për kryetarë të komunave apo bashkive me rekorde në arrestime dhe dënime penale. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të rezultojë në largimin e shumë prej këtyre politikanëve me precedentë penalë.

Pershendetje Z. Ambasador Lu! Ju pergezoj pa mas per fjalimet pa dorashka dhe perplasjen ne fytyre te realitetit qe Ju i beni politikes dhe politikaneve shqiptar. Ne lidhje me korrupsionin une mendoj se nje nga menyrat per ta luftuar ate eshte rritja e rrogave per te gjitha ato pozicione qe jane me shume te ekspozuar ndaj korrupsionit. Pyetja ime konsiston: A mendoni se me keto politikane qe kemi ne, do arrjim ta luftojme korrupsionin dhe te anetaresohemi ne BE ne 5 vitet e ardhshme apo jo? Faleminderit!

LU: Kjo është një pyetje e mirë. Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtarë të BE­së kështu që unë nuk e di se sa e mundshme është që Shqipëria do të futet në BE së shpejti. Ajo që unë di është se BE­ja është serioze në lidhje me kërkesat që Shqipëria të bëjë progres kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën gjyqësore përpara fillimit të negociatave. Dhe po, ju keni të drejtë se pagesa me rroga te arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.

Zoti Ambasador në shtetet në gjendje luftë shpesh shpërnguljet janë shumë të mëdha. Shqipëria nuk është në luftë mirëpo të larguarit janë kaq shumë njësoj si në luftë Çfarë mendimi keni për këtë fenomen. Dhe e dyta nëse ju keni informacione të klasifikuara dhe unë besoj se keni për politikanë gjykatës apo biznesmen me ndikim të cilët kanë vjedhur apo vrarë për tu pasuruar a do t’i publikoni ato në ndër të shqiptarëve pas bërjes së reformës në drejtësi?

Lu: Përshëndetje Flori, pyetje e mirë. Unë e di se shqiptarët janë të zgjuar. Unë jam i sigurt se ata mund të kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminalë. Ata janë ato ose ata që nuk e bëjnë punën e tyre. Ata nuk e mbështesin reformën dhe ata nuk kanë arritur asgjë në pozicionet e tyre. Ata janë ata ose ato te cilët kalojnë gjithë kohën e tyre duke vjedhur paratë tuaja.

Z,Ambasador LU! ju pergezoj per mesimin e gjuhes shqipe, ne lidhje me luften kunder korrupsioni: a mendoni se duhet nje sistem i integruar Dixhital ne te gjitha institucionet qe tu vihet ne sherbim qytetareve per te ulur nivelin e korrupsionit ne shqiperi? Zoti ju Bekofte JU dhe SHBA­ne

Lu: Lazer, sygjerimi juaj është i shkëlqyer. Jam dakord me ju, qasja online ndaj informacionit dhe shërbimeve është një nga mënyrat më të mira për të luftuar korrupsionin në nivelin kur qytetarët e zakonshëm kërkojnë shërbime zyrtare. Ekziston një nismë, e mbështetur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Ministria shqiptare për Teknologjinë dhe Inovacionin, e cila quhet Open Government Partnership (Partneritet i Qeverisjes së Hapur) dhe që përpiqet të përhapë këtë teknologji midis qeverisë kombëtare dhe vendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button