Ish-të punësuarit në OHIS sërish protestojnë para Qeverisë së Maqedonisë

Dhjetëra ish-të punësuar në kompaninë OHIS, sot sërish kanë protestuar para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje për 24 pagat të cilëve Qeveria ua ka borxh të punësuarve në këtë kompani shtetërore publike, raporton Anadolu Agency (AA).

Ish-të punësuarit të cilët në shenjë proteste shprehin revoltën e tyre, thonë se askush nuk dëshiron t’i dëgjojë zërat e tyre dhe se do të vazhdojnë të protestojnë para Qeverisë deri sa të marrin 24 pagat, pa marrë parasysh se kush do të jetë kryeministër në janar apo në prill të vitit të ardhshëm.

“Ka raste kur personave u janë bllokuar faturat deri në qindarkën e fundit. Ne kemi bërë një marrëveshje dhe presim tashmë tre vite. Kaluan tre vjet duke na zhgënjyer, kanë pasur kohë të mjaftueshme për të na paguar. Apeloj tek shteti sepse koha tashmë ka përfunduar, dikush të marrë masa për të kompensuar personat, sepse çdo person diku është i detyruar”, tha njëri nga të punësuarit.

“Le të na japin parat tona dhe të largohemi prej këtu. Ata le të ndërtojnë, ne nuk jemi kundër, por duhet të mendojnë edhe për ne”, tha një punëtor tjetër.

Qeveria e Maqedonisë momentalisht nuk ka zgjidhje për problemin, ndërsa opsioni i vetëm është shitja e kompanisë, e cila me vite punon në humbje. Në vitet e fundit kompania dështoi gjithsej në 13 tendere për shitjen e OHIS-it investitorëve privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button