Mundësit e Liria fitojnë tri medalje bronzi në Bullgari

Mundësit e KM Liria nga Shkupi gjatë kësaj fundjave ishin pjesë e turneut ndërkombëtarë që po zhvillohet në Sliven të Bullgarisë, e ku në mesin e shumë garuesve, janë paraqitur dhe gjashtë mundësit shqiptarë që kanë luftuar në kategorinë e kadetëve.

Shaip Brava ka luftuar në kategorinë 42 kg dhe është dekoruar me medalje bronzi, Elmedin Sejfullau në kategorinë 50 kg gjithashtu u ngjit në vendin e tret dhe Jusuf Saiti në kategorinë 69 kg arriti të përfundojë në vendin e tretë. Në këtë turne Elmedin Sejfullau është shpallur garuesi më i mirë i huaj.

Pjesë e ekipit të KM Liria e që mbetën pa medalje ishin edhe Samir Rexhepi 50 kg, Abdulfeta Osmani 63 kg dhe Jasin Sejfuli 58 kg.

Trajnerët Sufijan Ismaili dhe Lulzim Vrenezi kanë mbetur shumë të kënaqur me paraqitjen e mundësve të tyre, ku nga gjashtë garues, tre prej tyre u stolisën me medalje. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button