Besimi : Deri në dhjetor të kemi progres

Deri në dhjetor duhet që të bëjmë përpjekje që të kemi përparim në bisedimet për emrin që të mund të valorizohet raporti i pestë me rradhë pozitiv i Komsionit Evropian për avancimin e vendit, konsideron zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi.

“Është mirë që javën e ardhshme nga ana e mediatorit Methju Nimic janë caktuar bisedime për çështjen me emrin në Nju-Jork. Apeloj që të shfrytëzohen sepse është e rëndësishme që deri në dhjetor të kemi një progres të caktuar në bisedimet që të mundet rekomandimi të japë efekt në Këshillin e Bashkimit Evropian. Përkundër negociatave në KB, do të jenë të dobishme  që në tejkalimin e problemit  të ketë edhe inkuadrim më të madh nga ana e komunitetit ndërkombëtar dhe vendeve anëtare të BE-së dhe të NATO-s që mund të japin kontributin e tyre”, deklaroi Besimi.

Sipas tij, është mirë që Maqedonia ka pesë vjet me rradhë që merr rekomandime për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Nuk duhet që të heqim dorë nga qëllimi ynë që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së dhe e NATO-s. Mjaft e rëndësishme është të shfrytëzohet momenti që Maqedonia të realizojë reformat, por edhe për tejkalimin e kontestit për emrin me fqinjin jugor. Në Raport theksohet se është e rëndësishme që sa më shpejt të gjendet zgjidhje për çështje me emrin dhe aludohet  se Ballkani Perëndimor mbetet në interesin dhe axhendën e Unionit. Prandaj është e domosdoshme që të krijohet ambient dhe klimë për tejkalimin e kontestit”, theksoi Besimi.

Raporti, siç theksoi, në periudhën e ardhshme do të shqyrtohet me vëmendje të madhe sepse në të përkundër asaj që evidentohen progresi i realizuar në vitin e kaluar jepen edhe rekomandimet për fushat ku  duhet më tepër të punohet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button