Edberi i “BB”: Vazhdojmë lidhjen në fshehtësi me Arbenitën, me Viganin kemi bërë këngë

“Na është bërë ofertë për të luajtur çift në një film me skena erotike”

Edber Laho është një model i njohur në Prishtinë, i cili bashkë me famën që mori në “Big Brother”, u bë dhe më i kërkuar në fushën e tij. E natyrisht si protagonist i një “reality show” si “BB”, nuk mund t’i shpëtonte ekspozimit të jetës private dhe lidhjes së tij me vajzën nga Kosova, Arbenitën. Në këtë intervistë, ai flet për ndarjen e përfolur, vendimin për të vazhduar lidhjen në fshehtësi dhe ofertën që kanë marrë të dy për të luajtur në një film, ku nuk përjashtohen skenat erotike.

Je i njohur si model, po fama në “Big Brother” të ka sjellë ndonjë ofertë jashtë profesionit tënd?
Po. Gjatë pushimeve që kalova në Turqi, atje m’u bë një ofertë për të luajtur si aktor në një kompani teatrale. Mbeten tani për t’u diskutuar detajet.

Do ta lije Prishtinën për Turqinë nëse të ofrohen shumë para, dhe sa paguhesh aktualisht si model?
Nëse dikush ia di vlerën vetes, atëherë duhet të dijë edhe si të veprojë për të marrë vendime të rëndësishme në jetë. Puna e modelit në këtë rast nuk paguhet aq shumë. Por puna ime në këtë fushë është mjaft e mirë, sepse kush ka nevojë për mua si në reklama, po ashtu sete fotografish, duhet ta marrë parasysh që të më paguajë mirë, nëse është i interesuar. Me pak fjalë, paguhem më shumë se disa të tjerë në fushën e modës, pra paguhem mjaft mirë. Falënderoj Zotin që kam arritur çfarë kam dashur!

Na paraqitesh si një djalë i suksesshëm, po cili është statusi yt aktualisht?
Statusi im është që jam në lidhje ende me Arbenitën.U fol për një ndarje mes jush.

Çfarë ndodhi në lidhjen tuaj dhe a mund të quhet ky një rikthim?
Po, është e vërtetë që jam përfolur për ndarjen time nga Arbenita, por ne të dy ama nuk kemi deklaruar vetë më pas asgjë rreth kësaj çështjeje. Ne të dy kemi vendosur që tani e tutje ta mbajmë lidhjen tonë në fshehtësi, duke hequr dhe fotot nga profilet tona në rrjetet sociale. Ky është një vendim që e kemi marrë, që ta ruajmë lidhjen tonë për njerëzit tanë të afërm. Dua të deklaroj që tashmë jemi sërish bashkë me Arbenitën dhe po kalojmë shumë mirë. Dashtë Zoti të vazhdojë kështu, sepse tashmë kuptohemi aq mirë sa s’dua që të ndodhë asgjë që të ndahemi përfundimisht.

Kanë qenë komentet në rrjetet sociale një arsye për të lindur kontradikta mes jush?
Ajo çfarë mund të them, është se fotot që kemi në facebook, kemi vendosur t’i bëjmë private, pikërisht për të shmangur komentet që bëhen nga të tjerët aty. Duam që ta vazhdojmë lidhjen të izoluar, dhe po ashtu mund të them se për këtë janë në dijeni familjet tona dhe kuptohen mirë me njëri-tjetrin. Por mund të zbuloj këtu që së shpejti pritet diçka e madhe nga ne të dy.

Është një vendim për martesë apo diçka profesionale?
Jo martesë, por një eksperiencë e re profesionale për ne. Jemi në bisedime që të luajmë në një film si çift, si dy protagonistë kryesorë.

Do të luani vetveten, do të ketë skena erotike?
Ia kemi lënë regjisorit të vendosë. Edhe mundet… (qesh)

Gjatë kësaj periudhe të janë afruar femra të tjera për të pasur një lidhje me ty?
Sa u përket femrave të tjera, them se më janë afruar, por të gjitha le ta dinë që jam në lidhje (qesh).

Si vazhdon miqësia me ish-banorët e tjerë të “BB” tashmë që nuk ju lidh më asgjë me njëri-tjetrin?
Miqësia ime me banorët vazhdon ende, edhe pse nuk takohem me të gjithë. Më së shumti shoqërohem me Viganin, që është shoku im i ngushtë, Anaidin, Altinën, dhe me Riken, me të cilën vazhdojmë thjesht miqësi.

Në “BB” të pamë të luaje në duet me Viganin. Po tani në ç’mënyrë vazhdon bashkëpunimi juaj?
Vazhdon po kështu, madje mund të zbuloj faktin që kemi realizuar një këngë me Viganin, që shpejt do ta lançojmë si klip.

Pra, kënga juaj ka qenë arsyeja që këto kohë jeni parë të shoqëroheni me Sinan Hoxhën, apo jo?
Sinan Hoxhën kam kohë që e njoh, njihemi familjarisht dhe dalim shpesh me të.(panorama)

Lajme të ngjashme

Back to top button