Ekonomia e Turqisë u rrit 4 për qind

Ekonomia e Turqisë në tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të mëparshëm sipas shifrave të bëra të ditura dje, është rritur me 4% mbi pritshmërinë e pritur gjatë tre mujorit të parë dhe 3,4% krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të mëparshëm”.

Rritja ekonomike mbi parashikimet u realizua gjatë tremujorit të 3-të. Ekonomia e Turqisë gjatë periudhës korrik-shtator u rrit me 4%.

Edhe rritja ekonomike gjatë 9 muajve të parë i ka tejkaluar pritshmëritë. Turqia gjatë 9 muajve ka shënuar një performance rritjeje prej 3,4%.

Kryeministri Davutoglu u shpreh: “Ekonomia e Turqisë me një rritje prej 3,4% ka tejkaluar edhe ekonomitë në zhvillim si Kina dhe India me një rritje të shpejtë përafërsisht 2-fish”.

Një lajm tjetër i mirë përsa i përket ekonomisë erdhi dhe nga deficiti i llogarisë rrjedhëse.

Deficiti i llogarisë rrjedhëse për muajin tetor ishte nën pritshmëri. Deficiti ishte 133 milionë dollarë.

Ndërsa Deficiti i llogarisë rrjedhëse përgjatë 12 muajve ra në 38 miliard e 109 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button