Ermira Mehmeti: shqetësuese niveli i ndotjes së ajrit në Tetovë

Në kuadër të programit nacional për miratimin e të drejtës së BE-së për tremujorin e tretë, nga Sekretariati për Çështje Evropiane thonë se nga gjithsej 43 ligje janë miratuar vetëm 14 ligje, njofton RTVM2.

Në kuadër të këtij Komisioni, Mehmeti kërkoi sqarim më të hollësishëm mbi ndotjen e ajrit në Tetovë.

“Më shqetëson si qytetare si deputete, si përfaqësuese e popullit fakti që tanimë një kohë të gjatë flitet e përflitet për ndotjen që e shkakton një fabrikë në rajoni e Pollogut. Le të jetë kjo një vërejtje deri te Sekretariati për të kërkuar më shumë sqarime dhe informata se çka në të vërtetë po ndodhë me ndotjen në rajonin e Pollogut dhe çfarë mund të bëjmë ne si klasë politike, si parlament për të reduktuar emetimin e këtyre substancave ndotëse, për shkak se detyrimi ynë është që të garantojmë të drejtën e jetës si e drejtë elementare themelore e njeriut”- deklaroi kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, Ermira Mehmeti.

 

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button