Janko dhe Mirka në mes të krizës së refugjatëve

[Recension: BE-ja të mos lejojë që kriza e refugjatëve të zgjidhet parcialisht]

Ky tekst, me të vërtetë më bëri të qesh. Në gjithë karambolin politik, shoqëror, mediatik, të huaj-ndërmjetësues, të KSHZ-së, ja fituam edhe një artikull me zbatimin e “metodës së zëvendësimit” – Janko në vend të Trajkos, Mirka në vend të Ermirës…

1111Linku deri te artikulli origjinal: BE-ja të mos lejojë që kriza e refugjatëve të zgjidhet parcialisht

Data dhe koha e publikimit: 10.12.2015, 12:04

Data e recensionit: 11.12.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

JANKO NË VEND TË TRAJKOS, MIRKA NË VEND TË ERMIRËS

Lajm i huazuar agjencie, korrekt, mirëpo me një gabim sistemor – fotografi më e gabuar nuk ka mundur të gjendet. Gabim i paparë, bile edhe sikur të mendosh se është vënë me qëllim, si për shembull si shaka para Vitit të Ri. Mirëpo, ta lëmë humorin, lëshimi, i cili besoj se është i paqëllimshën, është serioz. Thjesht nuk “shkon” që një ngjarje e profilit të lartë politik të ilustrohet me fotografi nga një emision “debativ” që emitohet në orët e vonshme të natës në një televizion privat. Megjithatë, bëhet fjalë për informatë për, siç thuhet, Kuvendin parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore ku ka mbajtur fjalim njeriu i dytë i vendit – kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, si dhe ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, deputetja Ermira Mehmeti… Plus për rëndësinë, është diskutuar edhe për krizën aktuale të refugjatëve. Dhe e gjithë kjo, e “mbuluar” me fotografi nga emisioni “Jadi burek”. Disi nuk shkon, apo jo?!

Mirëpo, të jemi të sinqertë, kjo u ka ndodhur edhe të tjerëve, shtëpi mediatike, ku e ku më relevante dhe më kredibile.

Gjithsesi, puna nuk ka qenë Janko për Trajkon, dhe Mirka për Ermirën, siç është në këtë rast…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button