Përsëri e skuqin Shkupin, festë për Zajazin dhe Dritën

Janë luajtur ndeshjet e xhiros së 10-të të Ligës së Dytë, e ku kanë spikatur fitoret e skuadrës së Zajazit dhe Dritës, ndërsa Shkupi ka pësuar disfatën e 5-të si mysafire. Vrapçishti ka bërë befasinë më të madhe duke humbur pikë të arta në fushë të saj. 

KF Shkupi nuk ka arritur përsëri ti rezistojë gjyqtarëve, pasi është ndëshkuar përsëri me karton të kuq (Senad Muminoviq), dhe në momentet vendimtare është akorduar penalti për Sileksin. Fillimisht nikoqirët kishin avancuar me 1:0, e që më vonë Stankovski të barazojë. Por me një futbollist më pak, dhe penalti që është komentuar si e pamerituar nga KF Shkupi, Sileksi merr tri pikë për të mbetur lider pas fitores 2:1. 

KF Zajazi ka bërë mrekullinë, pasi falë dy golave të shënuar nga Ylber Aliu mori të gjitha pikët nga ndeshje a zhvilluar në Novaci, ndërkohë edhe Drita (1:0), mundi Vrapçishtin. 
Rufeja nga Miletina ka pësuar disfatë të thellë në terren vendas nga Kozhuvi 0:3. 

Xhiroja e 10-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë mbyllet të mërkurën me ndeshjen Maxhari Solidarnost – Boreci.

Rezultatet: Rrufeja – Kozhuvi 0:3, Tiverija – Skopje  1:1, Vrapcishti – Drita 0:1, Novaci – Zajazi 0:2, Sileksi – Shkupi 2:1, Teteksi – Pobeda 3:1, 11 “Oktomvri” – Lokomotiva 1:0. / Portalb

Renditja:
1.Teteksi 22
2.Sileksi     22
3.Kozhuvi   19
4.”Skopje”       17
5. Vrapçishti   16
6.Maxhari       16 (-1)
7.Drita         14
8.Tiverija       14
9.Pobeda J.     13
10. Zajazi       13
11.Boreci       12 (-1)
12.Shkupi       12
13.Novaci       09
14.Rrufeja       08
15.11 Oktomvri  07
16.Lokomotiva   04

Lajme të ngjashme

Back to top button