Shuma marramendëse ka shpenzuar Vuk Jeremiq në New York

Gjatë presidencës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq ka shpenzuar 951 268 dollarë.

Për qiranë e banesës ku ai jetonte janë ndarë 13,500$, ndërsa ai dhe këshilltarja e tij e parë, Meri Stefanoviç kanë marrë pagat nga 8.000 $ në muaj.

Qiraja për dy apartamente është paguar gjithsej në shumën prej 265.319 dollarë. Ish- Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka paguar qiranë mujore të banesës në shumën 13.500 $ , gati katër herë më shtrenjtë se paratë që janë shpenzuar për qiranë mujore të banesës së Stefanoviq-it ne vlerë deri 3900$ në muaj, e cila është evidentuar si banese luksoze. Paradhënia për banesën e Jeremiç-it është paguar 24,300$.

Për paga janë shpenzuar 190 656 dollarë dhe kjo shumë ka mbuluar të ardhurat e Jeremiç-it dhe pagën e Mari Stefanoviç-it, e cila ishte e ngarkuar me menaxhimin e financave. Pasi që, sipas të dhënave zyrtare, paga mujore e Jeremiçit ishte 8060 dollarë, është e lehtë për të llogaritur se edhe Stefanoviq kishte të ardhura identike, e cila është një lloj kurioziteti.

Të punësuarit në Serbi, të cilët ishin gjithashtu pjesë e stafit të Jeremiqit, janë paguar me paratë e rregullta nga ministria, ndërsa këshilltarët e tjerë dhe pesë diplomatë të rinj të cilët kishin shkuar në Nju Jork për të ndihmuar,janë paguar me paratë nga buxheti i Kombeve të Bashkuara dhe u vendosën në misionin Serb në OKB – theksuan për “Blic” nga MPJ-së.

Marrja me qira e makinave për qëllime zyrtare të presidencës, tatimpaguesit nga Serbia kanë paguar 30.947 dollarë. Për kostot e zhvendosjes janë shpenzuar 24.064 dollarë.

Udhëtimet e biznesit kanë kushtuar 272.989 dollarë, që është një shumë e madhe, pasi që nga buxheti i Serbisë është dashur të paguhen vetëm udhëtimet të cilat ndërlidhen me politikën e jashtme të vendit tonë.

Nga ana tjetër, të gjitha udhëtimet që kishin të bënin me presidencën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ishte dashur t’i mbuloj buxheti i OKB-së. Raporti rreth të gjitha udhëtimeve të Jeremiç-it, megjithatë, tani duhet t’i dorëzohet sekretariatit të përgjithshëm të MPJ-së. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button