Policia tërhiqet nga Kopaçindolli

Informacionet më të fundit nga fshati Kopaçindoll thonë se policia në mbrëmje është larguar nga fshati dhe për momentin vetëm një patrullë policore është në hyrje të fshatit. 

*************************************************************************************

Banorët e Kopaçindollit sot janë shqetësuar nga prania e forcave të shumta policore në këtë fshat, të cilët e kanë mbajtur fshatin të rrethuar që nga mesdita deri pak çaste më parë.

Portalit Tetova1 i kanë thënë se fshati është rrethuar me mbi 200 policë të cilët kanë qenë në kërkim të druvarëve të jashtëligjshëm. Situata është tensionuar kur druvarët kanë hapur zjarr ndaj policisë, me çka policia është alarmuar duke ndërmarrë aksion. Banorë e këtij fshati bëjnë të ditur se ka fluturuar edhe helikopteri në kërkim të sulmuesve të policisë. 

Policia e Tetovës ende nuk ka dalë me njoftim zyrtarë për rastin në fjalë. 

Banorët e Kopaçindollit janë të frikësuar nga prezenca e forcave të shumta policore.

Lajme të ngjashme

Back to top button