Do të ketë arrestime të reja në Maqedoni

Maqedonia mund të përfshihet nga një valë e re arrestimesh dhe në opinion të paraqiten skandale të reja përmes të cilave pushteti do të tentoj të mjegullon vërejtjet e raportit të fundit të Komisionit Evropian dhënë Maqedonisë. Kështu shprehen ekspertët për Alsat-M. 

Sipas Lidija Dimovës nga Qendra Maqedonase për Edukim Evropian, VMRO-DPMNE e ka patjetër të mjegullojë këtë raport të KE-së pasi kësaj radhe kriteret politike janë vënë në pikëpyetje, në veçanti në pjesën e gjyqësorit.

“Nuk do të habitesha nëse në ndërkohë realizohen arrestime të reja pasi gjithçka duhet të mjegullohet nga epiqendra e asaj që është problem i vërtet e ajo është se Maqedonia ka probleme në shtet, në pjesën e demokracisë, me të drejtat politike dhe kemi problem me emrin për të cilin sigurisht se deri në dhjetor do të duhet të paktën ndonjë zgjidhje të del në sipërfaqe”, deklaroi Dimova.

Ismet Ramadani nga Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë thotë se VMRO-DPMNE-ja është mirë e stërvitur që të inskenojë skenarë të ndryshëm kur ka çështje që nuk i shkojnë në favor siç janë vërejtjet në raportin e progresit të KE-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button