Topalli në gjyq, s’paguan faturën e ujit prej 2011-s

Gjykata e Tiranës ka lëshuar më 7 tetor një urdhër ekzekutimi për fatura të papaguara në vitet 2011-2013 për ujin e konsumuar nga Ujësjellësi. Institucioni që nuk i ka paguar këto detyrime është në vartësi të Kuvendit të Shqipërisë

Gjykata shpall debitor dhe lëshon urdhër ekzekutimi për Kuvendin e Shqipërisë, pasi, gjatë kohës kur e drejtonte Jozefina Topalli, ka “harruar” të paguajë faturat e konsumit të ujit në favor të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, transmeton shekulli.

Ish-kryeparlamentarja, që ka prishur pa hesap para të buxhetit për udhëtimet e saj në të Katar anët e botës, dhe që kërkonte të prishte të tjera për të ndërtuar godinën e re shumëmiliardëshe të tij apo të pajiste me dhjetëra kompjutera sallën e parlamentit pak dite para se të ndryshonte mazhoranca, nuk ka gjetur kohë apo mundësi për të shlyer faturat.

Lajme të ngjashme

Back to top button