Nora Istrefi, jetë nate me një djal misterioz

Pas lajmeve për krisje në lidhjen shumëvjeçare të kosovares Nora Istrefi me muzikantin Robert Berisha, këngëtarja është fotografuar këtë fundjavë duke shijuar jetën e natës në Tiranë, në shoqërinë e një djali të panjohur për publikun.

Nora, e cila ka qenë e ftuar të performojë në “Lollipop club” në Tiranë, pas minutazhit të rezervuar nga pronarët e lokalit për të krijuar atmosferë në këtë club, ka zgjedhur të shijojë vazhdimin e natës me djalin që shihni në foto, i cili e ka shoqëruar Norën në këtë udhëtim drejt Tiranës dhe është kujdesur për çdo detaj të saj gjatë qëndrimit këtu.

Nora ka qëndruar vetëm me të gjatë gjithë orëve të vona, kur edhe është fotografuar nga paparaci ynë, duke shijuar të dy alkool dhe muzikë. Performanca e saj në Lollipop është komentuar si një natë ndryshe për këtë club, pra një natë ku debutohej shqip, si një zgjedhje e pronarëve për këtë fundjavë për të tërhequr vëmendjen e klientelës së tyre me këngëtaren seksi. Ra në sy veshja “casual” e këngëtares, edhe pse kishte dalë për jetë nate, duke hequr dorë në këtë rast për veshjet super ekstravagante në skena dhe fustanet pa të brendshme në tapete të kuq.

Këtë verë Nora u rendit ndër këngëtaret më të pëlqyera pas bashkëpunimit të suksesshëm me Genën dhe Jean Diarra, në klipin “Le mama”. E, për sa i përket jetës private të 26-vjeçares, ajo vetë nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë mediatike duke e konsideruar shumë delikate dhe të shenjtë këtë pjesë. Sipas thashethemeve në rrjetet sociale, arsyeja e krisjes së tyre ka qenë një femër tjetër e njohur e showbizit kosovar, me të cilën Roberti është afruar këto kohë. Por gjithsesi, e vërteta mbetet ende enigmë, deri në momentin që paparacët do e fotografojnë Robertin me një tjetër femër. Kjo nuk është hera e parë që çifti ka mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit, por gjithsesi ata janë treguar të kujdesshëm që në sy të të tjerëve ta mbajnë lidhjen perfekte dhe të pakomentuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button