Kameron e quajti Greqinë “Ish provinca osmane”

Deklarata e kryeministrit për “Ish provinca Osmane e Greqisë” shaktoi senzacion dhe zemërrim, por siç duket Gruevski vetëm ka qenë i inspiruar për këtë nga dikush tjetër, që në vitin 2003 ka folur për “ish pronësia osmane Greqia”.

Këtë siç bën të ditur korrespondenti i MIA-s nga Athina, sot e shkruan portali informativ grek “Njuz.gr” dhe shton “Kush është tjetri? Kryeministri britanik Dejvid Kameron!”. 

Portali informon se në vitin 2003, kur ai ka qenë vetëm deputet, Dejvid Kameron ka shkruar një shkrim për “Gardian” në të cilin e përshkruan përvojën e tij nga udhëtimi i mëparshëm në Maqedoni dhe e shpreh impresionizmin e tij nga mikëpritja e popullit të Maqedonisë.

 
“Në tekstin origjinal në vitin 2003, Kameron shkruan se “arsye për emrin e gjatë të vendit të bukur dhe të mrekullueshëm është ajo që grekët energjikisht u ankuan se Maqedonia tashmë ekziston si rajon në Greqi dhe prandaj nuk mund të jetë një vend më vete”.”Kjo është shumë e pahijshme. Grekët kanë vendin e tyre, emrin e tyre dhe marrin ndihmë financiare pasi që u inkuadruan në BE… Megjithatë, sa pashë unë, vendi – që unë e kam vendosur ta quaj Maqedoni – ka të drejtë perfekte që të ekzistojë”, shkruan Kameron.

 Ai më pas pranon se është e vështirë që të dish t’i përgjigjesh pyetjes “Çfarë do të bëni që të na ndihmoni?”. “Por në këtë rast e kam përgjigjen. Që sot partnerin tonë të vlerësuar të BE-së do ta quaj “ish provinca osmane Greqia”, theksoi Kameron. 

Ai që në vitin 2003 theksoi se Maqedonia është e rëndësishme për stabilitetin në Ballkan dhe se duhet që të bëhet anëtare në NATO sa më shpjet që të jetë e mundur. 

Lajme të ngjashme

Back to top button