Filloi pushimi dimërorë për Shkëndijën

Futbollistët do të jenë të lirë deri më 8 janar, ndërsa nga 9 janari startojnë përgatitjet dimërore para gjysmësezonit pranveror ku Shkëndija kërkon trofetë e kampionit në Kupë dhe kampionat.

 

Pas ndeshjes me FC Shkupin në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë më të cilën edhe u mbyll gjysmëstinori vjeshtor, futbollistët e Shkëndijës kanë shkuar në pushim të merituar. Stafi teknik ka lënë të lirë futbollistët të cilët do të kenë pushim deri më 8 janar, ndërsa më 9 janar është caktuar grumbullimi i parë në vitin 2016 kur startojnë përgatitjet dimërore. Pjesa më e madhe e futbollistëve shfrytëzojnë pushimin menjëherë pas ndeshjes me Shkupin, ndërsa edhe disa ditë aktivitete do të kenë lojtarët që janë ftuar të jenë pjesë e përfaqësueseve të Maqedonisë për ndeshjet kontrolluese (‘vendasit’, ‘të huajt’ dhe U 21) që do të zhvillohen në fundjavë. Plani i përgatitjeve do të definohet më saktësisht gjatë pushimit, por ajo që dihet prej tani është se pas disa ditëve të para në Tetovë, pjesa kryesore e përgatitjeve dimërore do të zhvillohet në Antalia të Turqisë, ku përveç stërvitjeve do të zhvillohen edhe disa ndeshje kontrolluese.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button