Ancelotti pritet të marrë drejtimin e Zenitit
Skuadra ruse, Zenit është e gatshme që të emëroj trajner Carlo Ancelottin, si zëvendësues të trajnerit portugez, Andre Villas-Boas, shkruan Izvestia.
Portugezi që udhëhoqi Zenitin drejt kalimit në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë, ka shprehur dëshirën që të largohet nga Rusia gjatë verës së ardhshme.
Problem për Zenitin mund të mbetet vetëm interesimi i ndonjë skuadre tjetër të madhe, e ku për Ancelottin po interesohen Bayern Munich, Chelsea dhe Milan.
Kujtojmë se Ancelotti është i pa punë që nga vera e kaluar, kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Real Madridit