Qeveria favorizon institucionet shtetërore para atyre private

Organizata e punëdhënësve kërkon që shteti të investojë më shumë para në sektorin privat. Organizata vlerëson se Qeveria ka projekte të mira, por paratë që ndahen nga buxheti janë të pakta, njofton Alsat M.

Punëdhënësit nuk shohin asgjë të keqe te qëndrimi i kryeministrit Gruevski disa ditë më parë i cili favorizoi institucionet shtetërore përkundër atyre private. Për punëdhënësit nuk është kontestuese që Qeveria, në masën për transport falas për studentët, i përjashtoi fakultetet private, apo që të merren masa për transferim të stafit mjekësor nga spitalet private në spitalet shtetërore.

Punëdhënësit rekomandojnë që Qeveria të përqendrohet edhe në uljen e borxhit publik, në mënyrë që të mos shkohet në falimentim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button