Moti sot në Maqedoni

Gjatë ditës së sotme, thuajse në mbarë territorin e Maqedonisë, pritet të ketë zvogëlim të dendurisë së mjegullave. Paradite do të jetë mot i ftohtë me vranësira mesatare dhe relativisht me mjegulla, njofton Portalb.

Maqedoninë sot e pret mot më i kthjelltë në krahasim me ditët e kaluara, pritet të fryjë erë e lehtë veriore dhe veriperëndimore, ndërkaq në vendet më të larta të Maqedonisë Lindore pritet që të ketë periudha të kohëpaskohshme të diellit.

Pas mesditës, pritet që përsëri të ketë rritje të dendurisë së mjegullave, ndërkaq gjatë orëve të mbrëmjes, thuajse në mbarë vendin e Maqedonisë.

Temperaturat gjatë ditës së sotme në Maqedoni, do të lëvizin nga 0 deri më 4 gradë celsius paradite, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 7 gradë celsius, njofton Portalb.

Shkupi sot, do të karakterizohet me mot më të kthjellët se ditët e kaluara. Paraditen e sotme të Shkupit, do ta karakterizojnë, niveli i ulët i mjegullave, vranësirat mesatare dhe moti i ftohtë. Gjatë ditës, pritet që të jetë moti më i kthjellët, madje, pritet të ketë dhe periudha të kohëpaskohshme të diellit.

Temperaturat gjatë ditës së sotme do të lëvizin nga 1 deri më 3 gradë celsius, ndërkaq gjatë tërë ditës, të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 5 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button