As njëqind yje nuk e shpëtojnë tekstin

[Recension: Deklaratë skandaloze e Van Haute-s: “Mjaft më me gjepura”]

Ky është një artikull plotësisht i pahijshëm i cili ju lë pa fjalë. Një përmbajtje e këtillë ofenduese assesi nuk ka guxuar të plasohet si tekst gazetaresk.

recenzija van hojte ne seriLinku deri te artikulli origjinal: Deklaratë skandaloze e Van Haute-s: “Mjaft më me gjepura”

Data dhe koha e publikimit: 01.12.2015, 21:24

Data e recensionit: 03.12.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

PERSONIFIKIM I PASHIJES

Ideja e këtij publikimi mediatik është që ta sulmojë lehtësuesin bleg, Van Haute, dhe me këtë rast shfrytëzon një fjalor jashtëzakonisht të pahijshëm, i cili është në kufi të primitivizmit.

“Mjaft më me gjepura”- ka thënë evropiani Van Haute në negociatat e sotme. Në ndërkohë, belgjiani si i çekulibruar ka bërtitur dhe u është kërcënuar grave gjatë të gjitha negociatave.

Edhe pse në këtë paragraf në një vend (në tekstin origjinal në maqedonisht, v.p.) është vënë simboli (*), megjithatë, kjo aspak nuk e zvogëlon përshtypjen se është bërë një konstruksion ofendues, i cili paraqet  personifikim të pashijes.

Në fakt, ky material komentuese i cili rrezaton me animozitet ndaj diplomatit të huaj, është marrë nga një medie tjetër (e cila më pas e tërhoqi tekstin). Përndryshe, të njëjtën ditë, një artikull identik – me variacione të vogla në tituill, qarkulloi nëpër disa portale. Që, nga ana tjetër, le hapësirë për dyshim se bëhet fjalë për sulm të sinkronizuar mbi lehtësuesin.

TEKST ME QËLLIM TË CAKTUAR

Teksti nuk përmend burime precize të informatave dhe nuk ofron asnjë argument që t’i bindë lexuesit se gjatë negociatave me të vërtetë ka ndodhur një “incident” i tillë. Ai duket sikur është përgatitur me qëllim të caktuar dhe është plasuar që ta diskreditojë lehtësuesin. Mirëpo, poashtu, ka për qëllim ta prezantojë opozitën në dritë të keqe, ndërsa ta lartësojë partinë në pushtet.

E gjithë kjo është heshtur nga LSDM-ja dhe eksponentët e saj, për dallim nga sjellja e arsyeshme dhe kundërvënia dhe përgjigja me dinjitet nga ana e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së.

Padyshim se në këtë përmbajtje mediatike janë shkelur disa nene të Kodit të gazetarëve, dhe për këtë arsye ajo meriton vlerësim negativ.

  • Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara… Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur. (аmandamenti 1)
  • Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit. (аmandamenti 13)
  • Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike. (аmandamenti 14)
  • Gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës. Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit(аmandamenti 15)
  • Gazetari do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesaspet me individë… (аmandamenti 16)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button